Me iniciativë të dy skijatorëve nga fshati Lisec- tetovë Jusuf Abduli dhe Argjent Abduli me perkrahje të pa rezervë nga Agim Rexhepi, Agron LLokmani dhe Jonuz Haliti, Klubi I skitarisë “Sharri Academy u themelua në vitin 2016 me qëllim për të rikthyer traditën e klubit të parë të skitarisë me emrin “Sharr”. I themeluar në fshatin Lisec-tetovë në vitin 1934 nga Nuriman Velija, nga ku edhe buron emrin I klubit tonë “Sharri Academy” Si pjestarë të hierarkisë familjare të skijatorit Nuriman Velija dhe si ishë skijatorë profesionist ndjejmë obligim të japim kontribut reth zhvillimit të skitarisë në Kodren e Diellit dhe për ta çuar përpara traditën dhe misionin të cilin e kishte filluar që nga viti 1934 skijatori Nuriman Velija.